Në odën e madhe të familjes Mehmetaj në Gllarevë, në shtëpinë e kandidatit tonë për Kuvendin e Komunës, Hamëz Mehmetaj, zhvilluam një takim të ngrohtë me banorët e fshatit.
Mikpritja ishte e jashtëzakonshme, miqësore dhe me pjesëmarrje të madhe, duke dëshmuar edhe një herë besimin dhe përkrahjen e madhe që qytetarët e kësaj ane kanë për programin tonë për Klinën. Në Çabiqin heroik, në shkollën e fshatit, e cila së fundi është rinovuar, takuam banorët e fshatit. Në këto takime prezantuam programin tonë për katër vitet e ardhshme dhe shpalosëm projektet e planifikuara për Gllarevë, Çabiq, Zabergjë dhe Caravik, si rregullimi i ujësjellësit, ndërtimi i infrastrukturës rrugore, shtrirja e ndriçimit publik, ndërtimi i trotuareve dhe parqeve. Është kënaqësi që qytetarët po e vlerësojnë punën tonë të mirë e qeverisjen model që kemi bërë në dy mandate, duke investuar në secilin fshat e lagje, pa asnjë dallim. Për të vazhduar me këtë qasje të përgjegjshme dhe për të realizuar projekte të mëdha zhvillimore, qytetarët e Klinës kanë një zgjidhje të qartë më 12 tetor, numri 174.


